75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / KV

Leutrim Ajeti emërohet sërish Nënkryetar i Komunës së Graçanicës

Leutrim Ajeti ka konfirmuar se sot është emëruar për herë të dytë radhazi Nënkryetar i Komunës së Graçanicës për Komunitete, me propozim të Kryetarit të Komunës, Novak Ziviç.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal. Ajeti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë në zgjedhjet e tetorit, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe votuesit që i dhanë besimin për kandidaturën e tij për kryetar komune.

“Zotohem që do të punoj në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim, për të çuar përpara projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Si nënkryetar do të bashkëpunoj ngushtë me legjislativin dhe ekzekutivin e Komunës, si dhe me nivelin qendror,” ka thënë Ajeti.

Ai e ka mbyllur me urim dhe falënderim: “Faleminderit me përulësi! Na priftë e mbara!”./IndeksOnline/