09:32 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lëv paraqet planet e reformës pas dështimit në Kupën e Botës

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv ka paraqitur sot planet e tij të reformës për ekipin kombëtar pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Takimi u zhvillua në bordin e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Mynih, ku u analizua dështimi i futbollit gjerman në Botërorin Rusi 2018.

Lëv u takua të martën me zyrtarë të Ligës Gjermane të Futbollit (DFL).

DFB-ja po shqyrton ndryshimet në futbollin e nivelit më të lartë gjerman në kuadër të eleminimit në fazën e grupeve të Botërorit në Rusi.

Ata pritet të përqendrohen në përmirësimin e trajnimit të trajnerëve dhe lojtarëve të shpresave.

Temat: