75 Mall Live Search
17:34 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Leverkusen i bën favor Dortmundit, fitore spektakolare ndaj Bayernit

Bayern Leverkusen ka mposhtur në “BayArena” me rezultat 3-1 kampionin aktual Bayern Munich.

Të parët në epërsi kaluan bavarezët me golin e Goretzkas në minutën e 41′.

Në pjesën e dytë vendasit u rikthyen furishëm duke përmbysur rezultatin. Leon Bailey barazoi shifrat me një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit në minutën e 53′.

Vetëm 10 minuta më pas Kevin Volland kaloi Leverkusenin në epërsi, ndërsa për të vulosur fitoren u përkujdes Alario me një gol në minutën e 87′.

Me këtë humbje bavarezët mbesin 7 pikë mbrapa Dortmundit, të cilët poashtu dështuan të shënojn fitore ndaj Frankfurtit, duke barazuar me rezultat 1-1 /IndeksOnline/