75 Mall Live Search
22:47 / E Premte, 24 Janar 2025 / Gj. Sh

Leverkusen ia vazhdon kontratën Victor Boniface

Victor Boniface e ka vazhduar kontratën me Bayer Leverkusenin.

Skuadra gjermane e ka zgjatur kontratën me sulmuesin nigerian edhe për një vit, e vlefshme deri më 30 qershor 2029, shkruan IndeksOnline.

24-vjeç tani është një nga futbollistët kryesor të Bayer Leverkusen.

Pavarësisht se kontrata e Bonafice është zgjatur për një vit, ai mund të largohet nga klubi nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.

Leverkusen po kërkon të paktën 50 milionë euro, ndërsa ka disa klube arabe që janë të interesuara për transferimin e Victor Bonafice./IndeksOnline/