75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 22 Maj 2025 / G T

Leverkuseni e gjen zëvendësuesin e Xabi Alonsos

Skuadra e Bayer Leverkusenit është afër të arrij marrëveshje me trajnerin e ri.

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – skuadra gjermane është në bisedime me trajnerin, Erik ten Hag, shkruan Indeksonline

Madje, trajneri është takuar me drejtuesit e klubit nga Bundesliga dhe e shohin atë si zëvendësues të trajnerit Xabi Alonso.

Kujtojmë që Alonso u largua nga Leverkuseni dhe pritet që së shpejti të emrëohet si trajner i Real Madridit.

55-vjeçari së fundmi ishte te Manchester Unitedi, por u shkarkua në tetor të vitit 2024./Indeksonline/