Leverkuseni e poshtëron Ten Hagun, e shkarkon pas vetëm dy ndeshjeve

Bayer Leverkuseni e ka shkarkuar trajnerin holandez pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara.
Në dy ndeshjet e para në Bundesligë, Leverkuseni kishte epërsi në përballjet e saj, por në të dy rastet e lëshoi fitoren nga duart.
Në sfidën e parë, Leverkuseni po fitonte 1-0 ndaj Hoffenheimit, ndërsa në fund u mposht 1-2.
Ndaj Bremen skuadra e Ten Hag nuk arriti ta mbajë epërsinë prej dy golash epërsi ani pse kishte një lojtar më shumë në fushë.
Këtë situatë nuk e ka duruar bordi i skuadrës gjermane, duke e shkarkuar ish-trajnerin e Manchester Unitedit nga pozita që kishte./Indeksonline/