75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / L A

Leverkuseni gjen zëvëndësuesin e Ten Hag

Bayer Leverkusen është pa trajner që nga shkarkimi i holandezit, Erik Ten Hag.

Holandezi, u shkarkua pas vetëm 3 ndeshjesh duke pasur vetëm një fitore në DFB Pokal si dhe 1 barazim dhe një humbje në Bundesliga.

Sipas Fabrizio Romanos, Bayer Leverkuseni është në bisedime me ish-trajnerin e Kombëtares së Danimarkës, Kasper Hjulmand.

Në listë është edhe ish-trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou mirëpo Hjulmand shihet si favoriti kryesor për të zëvëndësuar Ten Hag.

Hjulmand, së fundi kishte qenë trajner i Kombëtares së Danimarkës ku i cili kishte bërë mrekulli duke i çuar ata në gjysmëfinale të “Euro 2020”./IndeksOnline/