75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Leverkuseni i Xhakës “heq dorë” nga titulli i Bundesligas, barazon me Union Berlinin

Skuadra e Bayer Leverkusenit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga.

Ekipi i Xabi Alonsos ishte më e mira në fushë, por nuk arriti të shënonte gol ndaj skuadrës që është në pozitën e 13-të në ligë, shkruan Indeksonline

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar, ishte një prej më të mirëve në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.1 sipas Flashsore.

Me këtë barazim, Leverkuseni “heq dorë” nga gara për titull, pasi tani shkojnë në kuotën e 63 pikëve në pozitën e dytë, pesë më pak se lideri Bayern Munchen (68) që sonte luan ndaj Borussia Dortmundit./Indeksonline/