Leverkuseni i Xhakës mbetët pa humbje në Bundesliga, shkon rekordi në 50 ndeshje

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitore ndaj Bochumit me rezultatin 5:0 në ndeshjen e parafundit të Bundesligas.
Qysh në minutën e 15’të gjërat për skuadrën mysafire u bën të lehta, pasi Passlack u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Indeksonline
Dy golat në pjesën e parë i shënuan: Schick dhe Boniface.
Kurse në pjesën e dytë, skuadra ku luan edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka – i realizuan tri gola me anë të: Adli, Grimaldo dhe Stanisic.
Kujtojmë që Leverkusenit i ka mbetur edhe një ndeshje për ta mbyllur sezonin pa humbje në Bundesliga./Indeksonline/