75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / G T

Leverkuseni i Xhakës ndalet nga Leipzig, Bayerni vazhdon me fitore dhe si lider i Bundesligas

Skuadra e Bayer Leverkusenit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Leipzigut që u mbyll me shifrat 2:2, në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Schick dhe Garcia për Leverkusenin dhe Raum Tapsoba (autogol) për Leipzigun, shkruan Indeksonline

Me këtë barazim, Leverkusen shkon në kutotën e 42 pikëve, kurse Leipzig në kuotën e 32 pikëve.

Fitore në këtë javë shënoi Bayern Munchen, të cilët mposhtën 2:1 Freiburgun.

Me këtë fitore, ekipi i Vincent Kompany vazhdon kryesimin në Bundelsiga me 48 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë Leverkusen (42)./Indeksonline/