75 Mall Live Search
13:22 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / G T

Leverkuseni “ia mbyll” dyert Bayernit për Florian Wirtzin: Nuk i shesim yjet te rivali!

Florian Wirtz është një prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet europiane, kjo falë paraqitjeve fantastike me Bayer Leverkusenin.

CEO i Leverkusenit, Carro gjatë një interviste tregoi se a mund të transferohet futbollisti në fjalë në Bayern Munchen, shkruan Indeksonline

“Nuk mund të premtoj asgjë, nuk i dihet kurrë në futboll.

“Por ne nuk duam që t’i shesim lojtarët tanë më të mirë te konkurrentët e drejtpërdrejtë, sigurisht që i thamë edhe Jonathan Tah-it gjatë afatit të transferimeve”, u shpreh Carro

Kujtojmë se për Wirtzin të interesuar janë edhe skuadrat e tjera europiane, si: Chelsea, Arsenali, Real Madridi dhe Manchester City./Indeksonline/