75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

Leverkuseni konfirmon lëndimin e Wirtz, mungon ndaj Bayernit

Bayer Leverkuseni do të duhet të bëjë pa yllin kryesor të tyre, Florian Wirtz.

Gjermani, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e së shtunës ndaj Werder Bremenit.

Wirtz, do të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta.

Kjo është një goditje për Leverkusenin, pasi që do të humbasë edhe ndeshjen e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Wirtz, këtë sezon ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime për kampionin në fuqi të Gjermanisë./IndeksOnline/