Leverkuseni nuk ndalet, Xhaka me shokë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen po vazhdon me paraqitje fantastike, duke mos pësuar humbje edhe më tutje këtë sezon.
Skuadra ku luan kosovari Granit Xhaka, sonte ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit me rezultat 3-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Ishte skuadra mysafire e cila kaloi e para në epërsi me golin e Waldemar Anton, në minutën e 11-të, ku me këtë gol Stuttgarti shkoi në pushim me epërsi 1-0.
Me të nisur pjesa e dytë, Leverkuseni barazoi rezultatin me Robert Andrich në minutën e 50-të.
Tetë minuta më vonë, Stuttgarti riktheu epërsinë me golin e Chris Fuhrich.
Amine Adli barazoi edhe njëherë rezultatin në 2-2, në miniutën e 66-të.
Përmbysja e madhe e Leverkusenit erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Jonathan Tah shënoi për 3-2 në minutën e 90-të.
Skuadra e Xavi Alonsos nuk di për humbje këtë sezon në 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 30 fitore dhe ka 4 barazime.
Leverkusen aktualisht është lidere e Bundesligës, derisa ka siguaruar edhe kualifikimin në 1/8 e finales së Europa League./IneksOnline/