Leverkuseni shkëlqen edhe në Europa League, shumë afër gjysmëfinales

Pasi ka arritur finalen e Kupës së Gjermanisë dhe është një fitore larg të fitojë titullin e Bundesligës, Bayern Leverkusen është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League.
Skuadra ku luan edhe Granit Xhaka, sonte shënoi fitore në shtëpi ndaj West Hamit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Jonas Hofman në minutën e 83-të dhe Victor Boniface 90+1, shënuan golat për skuadrën e Leverkusenit.
Ky është një rezultat shumë i mirë për skuadrën e Xavi Alonsos, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet më 18 prill në Londër./IndeksOnline/