14:13 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Lëviz me Ferrari në kahen e kundër të rrugës, gjobitet mërgimtari me 150 euro

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba për të gjithë kundërvajtësit në trafik.

Njësoj ka ndodhur edhe me një qytetarë i cili ka bërë kundërvajtje me datën 11 qershor.

Siç njofton policia drejtuesi i makinës i tipit Ferrari ka lëvizur me veturën e tij në kahen e kundër të rrugës dhe për këtë është dënuar me 150 euro.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Kjo kundërvajtje ka ndodhur me datën 11.06.2021. Drejtuesi i ka lëvizur me automjetin e tij ne kahjen e kundërt të lëvizjes. Informatat janë pranuar nga qytetaret.

Respektoni rregullat në trafik, bashkëpunoni me Policinë e Kosovës. Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftimin e policisë.