75 Mall Live Search
12:57 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

Lëvizja e Punëtorëve e mirëpret vizitën e Escobar dhe Lajçak me Kurtin dhe Osmanin

Udhëheqësi i sindikatës së punëtorëve Kosovarë, Ali Azemi, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Çelikut IMK, e përshëndeti vizitën dhe komentet e përfaqësuesit special të SHBA-së për ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar si një shenjë e qartë se qeveria amerikane është shumë serioze. në lidhje me letrën e fundit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken drejtuar kryeministrit Kurti, ku kërkon bashkëpunim në forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e vendimeve gjyqësore në Kosovë. z. Azemi u shpreh veçanërisht i kënaqur që Escobar ishte i shoqëruar me përfaqësuesin special te bashkimit europian Miroslav
Lajçak.

Azemi u shpreh: “Kjo është një shenjë shumë pozitive që BE-ja dhe SHBA-të
do të monitorojnë nga afër çështjet si respektimi i sundimit të ligjit në Kosovë kur në të ardhmën shqyrtojnë pranimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe komunitetit transatlantik.


Në shqyrtimin e veprimeve të fundit të SHBA-së në lidhje me Ballkanin Azemi deklaroi: “Isha shumë i kënaqur që pashë letrën e sekretarit Blinken drejtuar kryeministrit Kurti, në të cilën ai theksonte nevojën që Qeveria e Kosovës të respektojë vendimet gjyqësore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave..”


Azemi si perfaqesues i sindikatës ka qenë i përfshirë në një sagë ligjore
njëzetvjeçare të rasteve kundër qeverisë së Kosovës duke kërkuar zbatimin e vendimeve të gjykatës per kompensim te ish-punëtorëve te IMK-së që rrjedhin si rezultat I largimit te padrejte nga puna dhe padrejtësitë etnike nën pushtetin jugosllav.

Pas pavarësisë së Kosovës dhe privatizimit të dyshimtë të fabrikës së tubave, Qeveria e re e Kosovës dhe Agjencia e Privatizimit (AKP), u bënë ligjërisht përgjegjëse për pagesën e vendimit të punëtorëve të IMK-së.

Qeveritë e mëvonshme të Kosovës dhe AKP-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë premtuar se do të paguajnë aktgjykimin e nxjerr në vitin 2002 dhe do të zbatojnë vendimin e konfirmuar të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por ende nuk e kanë bërë këtë përkundër disa vendimeve të favorshëm të gjykatës, një vendimi të Kuvendit të
Kosovës dhe urdhërit të kryeministrit të mëparshëm.

Sindikata e IMK-së ka angazhuar dy firma të mirënjohura ligjore Amerikane, Scott J. Bloch, P.A. dhe Somertons, PLLC, të dyja me bazë në Uashington, D.C. duke pasur parasysh letrën e sekretarit Blinken drejtuar kryeministrit, këshilltarët profesionistë të
Sindikatës janë duke punuar për të informuar anëtarët e qeverisë së SHBA-së me juridiksion mbi financimin dhe ndihmën e SHBA-së për Kosovën. Ata po synojnë të tërheqin vëmendjen për faktin se SHBA-ja ka vazhduar të financojë dhe mbështesë Kosovën dhe popullin e saj, ndërkohë që qeveria e Kosovës vazhdimisht ka lënë pas dore dhe ka injoruar sundimin e ligjit, siç shifet qartë në rastin e punëtorëve të IMK-së.

Azemi vazhdoi duke thënë se “unë kam udhëzuar ekipet ligjore të Sindikatës sonë me bazë në Uashington DC që të sjellin në vëmendje këtë situatë të ambasadorit
Hovenier dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel
Escobar dhe deri te Sekretari Blinken si dhe komuniteteve përkatëse në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.”

Vitin e kaluar, avokatët e sindikatës udhëtuan në Prishtinë dhe u takuan me Tea Blakaj Hoxha, e cila atëherë ishte këshilltare kryesore juridike e Ministrit të Drejtësisë, dhe e cila tani shërben si këshilltare juridike e kryeministrit Kurti. Ata u takuan edhe me Artan Murati, zëvendës shef i kabinetit të Presidentes Osmani-Sadriu. Ekipi ligjor i
Sindikatës u sigurua se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë plotësisht të vetëdijshëm për pretendimet e punëtorëve të IMK-së, gjykimin e jashtëzakonshëm dhe padrejtësitë dhe vështirësitë e vazhdueshme që punëtorët vazhdojnë të përjetojnë.


Megjithatë, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga Qeveria për zbatimin e vendimeve të punëtorëve të IMK-së. Avokatët tani po punojnë për të ngritur ndërgjegjësimin për rastin me SHBA-në dhe BE-në.”
Dështimi i Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e punëtorëve të IMK-së është një shembull i qartë i refuzimit të Qeverisë për të zbatuar
sundimin e ligjit. Mbi gjysma e 912 punëtorëve të IMK-së kanë vdekur në pritje të drejtësisë dhe familjet e tyre vazhdojnë të vuajnë vështirësitë ekonomike që rezultojnë nga largimi i padrejtë dhe paligjshëm nga puna i cili fillojë rreth 30 vite më parë.

Azemi deklaroi: “Punëtorët e IMK-së kanë duruar gati 20 vite, por tani durimi i tyre ka marrë fund. Ata duan veprim. Ne po punojmë shumë për të i informuar dhe kujtuar udheheqesve në Qeverinë e SHBA-së dhe BE-se për këtë padrejtësi, shembull të tmerrshëm dhe shpërfillje të plotë nga qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës për vendimet e Gjykatës sonë Kushtetuese përkundër përkrahjës dhe mbështetjës nga
SHBA dhe BE.

Kurti u zgjodh Kryeminister duke premtuar ndryshim, por punëtorët e IMK-së nuk kanë parë asnjë ndryshim. Qeveria e re duhet të zbatojë menjëherë vendimet gjyqësore të sistemit tonë gjyqësor të demonstrojn se ata janë serioz për të punuar me SHBA-në dhe BE-në. mbi shtetin e së drejtës, duke dëshmuar kështu se kombi ynë është i gatshëm t’i bashkohet kombeve te komunitetit dhe institucioneve ndërkombëtare.
Kostoja ekonomike dhe politike e dështimit për ta bërë këtë do të jetë shumë më e madhe se kostot që lidhen me respektimin e vendimeve gjyqësore.