22:44 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / AR

Lëvizja për Demokraci: Mjekët nuk bënë asnjë hap për ta shpëtuar foshnjën

Lëvizja për Demokraci ka thënë se sot duhet të protestohet para QKUK-së, ku sipas tyre “mjekët asnjë hap nuk e bënë për ta shpëtuar foshnjën, por e lanë viktimën me orë të tera të shtrirë para spitalit”.

Reagimi:

Lëvizja për Demokraci: Sot duhet të protestohet para QKUK-së, mjekët asnjë hap nuk e benën për ta shpëtuar foshnjën, por e lanë viktimën me orë të tera të shtrirë para spitalit.

Lëvizja për Demokraci: Sot u pa dështimi  i sektorit të Shëndetësisë dhe menaxhmentit të QKUK-së, të cilët asnjë përpjekje nuk e benën për ta shpëtuar foshnjën, ku viktima shtatzëne ka qëndruar me orë të tëra e shtrirë para spitalit dhe stafi mjekësorë as nuk ju kanë ofruar për ti dhënë ndihem.

Me këtë rast prokuroria e shtetit duhet të fillojnë hetimet urgjentisht, dhe të mirren masa ndaj personave përgjegjës për këtë akt jo njerëzorë.