Lëvizja Vetëvendosje apelon për vaksinim: Ftoni të afërmit të caktojnë termin

Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke thënë se kjo është mënyra e vetme që të mbrohemi nga virusi.
Përmes një njoftimi, VV thotë se 708 mijë e 327 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar deri tani.
Ndërsa, thekson se Qeveria ka marrë masat e nevojshme, për ta kufizuar shpërndarjen e virusit.
Njoftimi i plotë:
“708,327 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19 janë administruar deri më tani. Numri i të vaksinuarve është në rritje dhe tashmë është kaluar shifra e 100 mijë vaksinimeve në javë, por thirrja për t’u vaksinuar duhet vazhduar. Vetëm vaksinimi na mbanë të shëndetshëm e të fortë ndaj virusit, andaj ftoni të gjithë të afërmit e shoqërinë që ende nuk kanë caktuar terminin për vaksinim, ta bëjnë një gjë të tillë. Qeveria tashmë ka marrë masat e nevojshme për ta kufizuar shpërndarjen e virusit dhe ulur numrin e infektimeve. Është shtuar edhe numri i punonjësve shëndetësorë dhe i hapësirave për mjekimin e të infektuarve. Mënyra se si kontribuojmë në këtë betejë të përbashkët është duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe duke u kujdes për higjienën. Bashkë ia dalim!”.