Lëvizja Vetëvendosje dërgoi mbi 300 ton ndihma të qytetarëve në Shqipëri
Gjatë javës së kaluar, ditën e martë, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm ku si pasoj i saj kanë janë shënuar 51 viktima dhe shumë të tjerë të lënduar.
Përveç viktimave, shumë objekte janë rrënuar.
Mirëpo mes kësaj fatkeqësie solidarizimi i popullit shqiptar nuk ka munguar.
Qytetarët e Komunave të Kosovës janë bërë bashkë për t’i ndihmuar në forma të ndryshme të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur me qytetarët vullnetarë ti mbledh mbi 300 ton ndihma të cilat i kanë dërguar drejt Shqipërisë.
Këtë e bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook :
Menjëherë pas tërmetit në Shqipëri jemi mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi. Qendrat tona gjithandej Kosovës kanë mbledhur nga qytetarët mbi 300 tonë ndihma të cilat i kemi nisur në tre konvoje. Dhimbjet i përballojmë bashkë!