12:33 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëvizja Vetëvendosje numëron shkeljet e Kushtetutës

Lëvizja Vetëvendosje për nderë të 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës ka mbajtur një konferencë për media.

Deputeti i saj, Sami Kurteshi në këtë konferencë ka folur për shkeljet e Kushtetutës që janë bërë gjatë kësaj dekade.

Sipas tij, ka një mori shkeljesh që janë bërë dhe të cilat janë të dëmshme si për vendin ashtu edhe për qytetarët e Kosovës.

“Format e shkeljes së Kushtetutës janë të shumta dhe të ndryshme.

Kjo përdhos dhe mohon konceptin e qytetarit dhe qytetarisë aktive, kurse në thelb mohon gjithçka që bën një shoqëri të civilizuar.

-Vet momenti i miratimi të Kushtetutës është shkelja e parë formale përmbajtjesore. Pra, vet paraqitja e Kushtetues jo nga kryesuesi i Kuvendit por nga kryeministri i asaj kohe, që sic duket kishte ngulur këmbë të dukej si bartësi i shtetit, ishte shkelje e Kushtetutës.

Pastaj, caktimi i simboleve të shtetit është po ashtu edhe një shkelje tjetër. U deshtë të bëhej me një referendum të qytetarëve të cilet do duhej të zgjidhnin për simbole dhe jo të vendosej nga vet krerët e shtetit.

Me këtë rast nuk do të shtjelloj rastet individuale të shkeljes së Kushtetutës, pasi janë të shumta, por do të trajtoj vetëm shkeljet që kanë karakter politik.

Shkelje tjetër e Kushtetutës është në rastin kur është miratuar platforma me Serbinë. Pastaj miratimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhja e Behgjet Pacollit- president të Kosovës dhe po ashtu edhe Thaçit.

Pastaj, me miratimin e rritjes së pagave të Qeverisë, po ashtu është shkelur Kushtetuta.

Pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes së Demarkacionit është cenuar integritetit dhe territori i Kosovës. Gjykata Speciale ka cenuar dhe dëmtuar rëndë Gjyqësorin në Kosovë.

Gjithashtu, krijimi i “Zajednicës” në Kosovë është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Por, në anën tjetër, edhe ata që kanë për detyrë të mbrojnë shkeljet kushtetute, edhe ata po e shkelin atë.

Kemi disa raste kur vet Gjykata Kushtetute ka bërë shkelje.

Këto shkelje kanë pasoja për sistemin politik, cenojnë integritetin e vendit dhe rrezikojnë çdo qytetar të mundshëm./Indeksonline/