Lëvizja Vetëvendosje, pritet ta nisë pas pak mbledhjen e Kryesisë

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kanë arritur kryeparlmaentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e deputetja Fitore Pacolli, raporton Indeksonline.
Ndryshe lideri i VV-së Albin Kurti dje zhvilloi një takim me presidentin Hashim Thaçi, ku më pas deklaroi se është pajtuar që t’ia dërgojë presidentit emrin e kandidati përmes një shkrese zyrtare gjatë ditëve të ardhshme, por duke mos specifikuar ditën.
Takimi midis dyshes u zhvillua, pavarësisht se Vetëvendosje nuk arriti të lidhte koalicionin bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës./Indeksonline/