20:16 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lëvizje në administratën amerikane: Mitchell zëvendëson Neuland, Moore në vend të Yee

Siç kanë bërë të ditur burime diplomatike, dy personalitete të politikës së jashtme të SHBA-së janë emëruar ditën e djeshme si përfaqësues për Europën dhe Euro Azinë.

Konkretisht, Wess Mitchell është emëruar si Asistent Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Mitchell ka zëvendësuar në këtë post, Victoria Neuland, e njohur në Shqipëri për arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Një tjetër lëvizje e rëndësishme e administratës së re Trump është edhe emri i personalitetit që do të zëvendësojë Hoyt Brian Yee i njohur edhe si ‘buldozeri’, njeriut që ndërmjetësoi marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës në maj të këtij viti.

Në vend të Yee është emëruar Jonathan Moore i cili do të mbajë postin e zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.