Lëvizje në Policinë e Kosovës, Brahim Shatrolli emërohet drejtor i Stacionit Policor në Lipjan, pas vdekjes së Agon Zejnullahu

Në kuadër të ndryshimeve brenda Policisë së Kosovës, Brahim Shatrolli, i cili deri tani ka shërbyer si komandant i Njësisë së Trafikut në Ferizaj, është emëruar drejtor i Stacionit Policor në Lipjan.
Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për stacionin në fjalë, pasi vetëm disa ditë më parë pesë zyrtarë policorë në Lipjan u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Shatrolli ka një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në fushën e rendit dhe sigurisë, duke udhëhequr si shembull për katër vite Njësinë e Trafikut në Ferizaj. Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës thonë se ai do ta zë zyrtarisht pozitën e komandantit Argjend Gashi.

Ky emërim shihet si një përpjekje për të rivendosur besimin dhe integritetin në stacionin policor të Lipjanit, pas zhvillimeve të fundit që kanë ngritur shqetësime në opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse për sundimin e ligjit. /Indeksonline/