75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 06 Janar 2026 / H F

Lëvizje strategjike në Policinë e Kosovës: Hapet tender për makineri të rënda

Policia e Kosovës shpall tender për marrje me qira të makinerive të rënda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditë më parë ka iniciuar një procedurë tenderimi për marrjen me qira të makinerive të rënda, për të cilën fillimisht janë ndarë 124,212 euro, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit për tender, operatorët ekonomikë që synojnë të aplikojnë duhet të ofrojnë listë të makinerive në dispozicion, të nënshkruar dhe vulosur.

Në tender i cili është paraparë të jetë për 12 muaj duhet të jenë: dy bagerë me lugë me peshë minimale 18 tonë, një bulldozer me goma me peshë minimale 30 tonë, dy eskavatorë për hapjen e kanaleve me peshë minimale 25 tonë, dy kamionë për transport të peshave të rënda me kapacitet minimal 35 tonë, një vinç për pesha të rënda me kapacitet minimal 12 tonë, një kamion me kran për ngarkimin e kontejnerëve me kapacitet minimal 5 tonë, një autobartëse kran për transportimin e automjeteve të palëvizshme me peshë bartëse minimale 10 tonë, një lygë ngarkuese me peshë minimale 25 tonë, si dhe një eskavator me lopatë dhe pirunier teleskopik.

Qëllimi i këtij tenderi është sigurimi i kapaciteteve teknike të nevojshme për nevojat operative të Policisë së Kosovës, ndërsa detajet shtesë pritet të publikohen në platformën zyrtare të prokurimit publik./IndeksOnline/