Lëvizje tek FC Vushtrria, shkarkohet Bajrush Kajtazi, zgjidhet menjëherë kryetari i ri i klubit

Sot kuvendi i FC Vushtrrisë ka mbajtur një mbledhje ku ka shkarkuar kryetarin e deritanishëm, Bajrush Kajtazi.
Menjëherë në këtë mbledhje është bërë votimi i kryesisë së re dhe kryetarit të ri, transmeton Indeksonline.
Agim Maloku është zgjedhur kryetari i ri i klubit. Ndërsa pjesë e kryesisë janë: Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli. /Indeksonline/