Lëvizjes Vetëvendosje i bashkohet profesori kosovar, Donik Sallova
Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar doktori i shkencave politike, Donik Sallova.
Kjo është bërë e ditur nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka treguar për anëtarësimin e Sallovës, i cili ka thënë se me të “jemi më të fuqishëm në mendim dhe më të sigurt në veprim drejt sfidave, pra fitoreve, të reja”.
Kjo është biografia e e Sallovës:
Nga viti 2013, Donik Sallova punon si profesor në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB. Studimet themelore për shkenca politike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato postdiplomike për teori politike në Universitetin e Tiranës.
Doniku është 32 vjeçar. Në vitin 2017, ai ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temën “Politika e ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar”. Prej shumë vitesh është kontributor në opinionin publik si politolog me analiza, kolumne dhe opinione për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare. Ka të botuar disa artikuj shkencorë me tematika mbi çështjet e identitetit kombëtar, decentralizimit etnik në Kosovë, politikave denacionalizuese të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, sfidave të shtetndërtimit të Kosovës dhe domosdoshmërisë së bashkimit kombëtar etj.