75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lewa, “baba i golit” për 2019

Robert Lewandowski do të mbyllë vitin 2019 si golashënuesi më i mirë në botë në futbollin elitar.

Sulmuesi polak ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje. Polaku ka qenë disa herë midis golashënuesve më të mirë, por nuk kishte arritur të përfundojë një vit kalendarik si golashënuesi më i mirë, shkruan Indeksonline.

Lionel Messi është golashënuesi i dytë më i mirë i vitit. Në 58 ndeshje, Leo ka shënuar 50 gola.

Mbappe e mbylli vitin me 44 gola, para Sterlingut e Zahavit.

Top 10-shja e golashënuesve më të mirë të vitit duket kështu:

Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Polonia) 54
Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentina) 50
Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain dhe Francë) 44
Raheem Sterling (Manchester City dhe Angli) 41
Eran Zahavi (Guangzhou R&F) 40
Cristiano Ronaldo (Juventus dhe Portugalia) 39
Alfredo Morelos (Rangers dhe Kolumbia)
Carlos Vela (Los Angeles FC) 38
Andraz Sporar (Slovan Bratislava dhe Sllovenia) 36
Gabriel Barbosa (Flamengo dhe Brazili) 36