75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

Lewa hat-trik, Barcelona fiton dhe i afrohet Real Madridit

Barcelona shënoi një fitore të jashtëzakonshme në javën e 12-të të La Liga, duke mundur Celta Vigon me rezultatin 4-2 në një ndeshje të mbushur me emocione.

Golat për ekipin e Hansi Flick u shënuan nga Robert Lewandowski, i cili realizoi një het-trik, dhe Lamine Yamal, ndërsa për vendasit shënuan Carreira dhe Iglesias.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë të tabelës, vetëm tre pikë larg liderit Real Madrid, që ka 31 pikë./Indeksonline/