15:07 / E Martë, 11 Prill 2023 / B O

Lewa thotë se mezi qëndronte në këmbë nga një goditje që i dha Militao në El Clasico

Robert Lewandowski ka thënë se një ditë para ndeshjes me Gironen mezi arrinte të qëndronte në këmbë. Kjo si pasojë e një goditje që kishte marrë nga Militano në El Clasicon e fundit.

Pavarësisht lëndimit, sulmuesi polak luajti 90 minuta dje ndaj Gironës.

“Kam marrë një goditje në shpinë nga Militao në Kupë . Doja të luaja të gjithë ndeshjen, për shkak të ambicies sime, por e kisha të vështirë të ecja. Të dielën mezi qëndrojë në këmbë, por punova fort me fizioterapistin dhe arriti të forcohem” ka thënë Lewandowski./Indeksonline/