75 Mall Live Search
12:54 / E Premte, 17 Qershor 2022 / B O

Lewandowski 90% lojtar i Barcelonës

Gjiganti katalunas, Barcelona, është duke e bërë gati ofertën e re zyrtare drejt Bayern Munich për yllin polak Robert Lewandowski, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Miqësia tejet e mirë e presidentit Joan Laporta me agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavin, ka bërë që Leeandoeski të pres dhe të mbajë marrëveshjen personale valide.

Sipas Romanos, tashmë Lewandowski 90% është futbollist i Barcelonës.

Prioriteti i Leëandoëskit ka qenë gjithmonë Barcelona, pavarësisht se skuadrat si Chelsea e Paris Saint-Germain kanë kontaktuar atë.

Lewandoeski e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet këtë verë me çdo kusht nga Bayerni, pavarësisht se kontrata e tij me gjigantin gjerman skadon në fund të verës së ardhshme.