75 Mall Live Search
10:49 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Lewandowski dhuron shumën e konsiderueshme për luftën ndaj Koronavirusit

Sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, dhe bashkëshortja e tij, Anna, do të dhurojnë një milion euro për të luftuar Koronavirusin, siç ka njoftuar vetë futbollisti në mediat sociale.

Paratë do të derdhën në fondin “Godasim Coronan”që u krijua nga lojtarët e Bayernit Goretzka dhe Kimmich” për të ndihmuar në lehtësimin e pasojave të sëmundjes “.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë që na rrethon. Sot, ne, të gjithë, luajmë në një ekip. Le të jemi të fortë në këtë luftë dhe le të jemi të bashkuar. Nëse mund të ndihmojmë në mënyrë të sigurt dikë, le ta bëjmë. Kemi vendosur të dhurojmë një milion euro për të luftuar Koronavirusin,” shkroi Lewandowski në Instagram.

“Kjo situatë na prek të gjithëve. Le të jemi përgjegjës. Le të shpresojmë që së shpejti të kthehemi në normalë. Le të jemi bashkë. Le të jemi mbështetës. Sot luajmë në të njëjtin ekip.”