21:15 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Lewandowski drejt Realit, i propozon Bayernit divorc miqësor

Robert Lewandowski është kthyer në orbitën e Real Madridit. Shtypi polak shkruan sot se Lewa ka nisur bisedimet me Bayernin për ndarje miqësore në verë. ‘Prezeglad Sportoëy ‘ flet për një takim të parë mes Bayern dhe agjentit të lojtarit për të diskutuar dëshirën e Lewandowski për të luajtur në Real Madrid.

Madje në këtë takim raportohet të jetë lënë dera e hapur për largimin e tij. Lewa iu ka bërë të ditur zyrtarëve të klubit gjerman se e dëshiron Realin, por se në të njëjtën kohë preferon kalimin në Bernabeu me një largim miqësor nga bavarezët./Indeksonline.