“Lewandowski” e mposht ish-skuadrën e tij, Malishevën

Albion Rrahmani ka qenë vendimtar për Ballkanin në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij, Malishevës.
I njohur si “Lewandowski i Malishevës”, Rrahmani ka shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 75.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Ermal Krasniqi ka shënuar golin e sigurisë për suharekasit.
Me këtë fitore, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë tabelare me 27 pikë, vetëm një më pak si lideri, Gjilani./Indeksonline/