21:21 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lewandowski flet për dëshirën e tij për tu larguar nga Bayern

Robert Lewandowski ka pranuar se ai dëshironte të largohej nga Bayern Munchen, por Niko Kovac arriti ta bind për të qëndruar.

Polaku kaloi pjesën më të madhe të verës duke kërkuar një largim nga Bayerni, me agjentin e sulmuesit duke deklaruar se ishte koha që ai të merrte një sfidë të re.

Interesimi nga Premier Liga dhe Real Madrid e ndoqën, por klubi ishte këmbëngulës se ata nuk do të largojnë asnjëherë futbollistin më të mirë të Bundesligës.

“Kam pasur një diskutim vërtet të mirë me Niko Kovaçin”, tha Lewandowski për Bild.

“Ai e kuptoi se si ndihej, Trajneri më shpjegoi se si ai donte të luante, më pëlqente, dhe për shkak të kësaj vendosja të qëndroja”.

“Unë e di që kam bërë gabime, por unë jam vetëm njeri”, shtoi sulmuesi i Bayernit. /IndeksOnline/