75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 06 Mars 2026 / L A

Lewandowski flet rreth të ardhmes së tij

E ardhmja e Robert Lewandowskit është ende e paqartë.

Kjo pasi që polaku, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Barçën, e cila skadon pas 3 muajsh.

Zërat u shtuan për një largim të tij drejt Arabisë Saudite si dhe nga MLS-ja, por “Lewa” dha një deklaratë rreth kësaj.

“Do t’i jap vetes rreth tre muaj kohë për të vendosur se çfarë dua të bëj për të ardhmen time”. “Barcelona ka gjithçka që na nevojitet dhe unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat këtu”, u shpreh Lewandowski./IndeksOnline/