20:59 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Lewandowski hat-trick, Bayern shkatërron Hertha Berlin

Bayern Munchen ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Hertha Berlin me rezultat të thellë 5-0.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shënoi tre gola në këtë takim.

Serinë e hapi gjermani Thomas Muller për ta dyfishuar Lewandowski, rezultati i pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, talenti Jamal Musiala shënoi për 3-0, për të shënuar Lewa më pas edhe dy hërë të tjera.

Bayern Munchen ka 7 pikë pas 3 javëve dhe gjindet në pozitën e dytë, pas Bayer Leverskuen që kanë po aq pikë.