75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

Lewandowski ia thotë trup Bayernit: Epoka ime këtu ka mbaruar!

Robert Lewandowski ia ka thënë publikisht Bayernit vendimin për largim. Në një intervistë të fundit, sulmuesi polak ka thënë se nuk sheh më mundësi për të vazhduar me bavarezët.

“Epoka ime te Bayern ka mbaruar. Nuk shoh ndonjë mundësi për të vazhduar të luaj më për këtë klub. Bayern është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë, nuk dua të luaj më atje. Një transferim është zgjidhja më e mirë. Shpresoj të mos më ndalojnë” ka thënë Lewandowski.

Sulmuesi polak raportohet se po preferon kalimin te Barcelona, por nuk dihet nëse katalonasit janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar për të./Indeksonline/