Lewandowski ka vendosur ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Robert Lewandowski ka vendosur ta vazhdojë kontratën e tij me klubin, sipas Sport Bild.
Roberti është një figurë kryesore në linjën sulmuese të skuadrës që nga ardhja në klub në vitin 2014 nga rivalët e ligës, Borussia Dortmund, transmeton Indeksonline.
Sa i përket zhvillimeve të fundit, kampionët aktualë gjermanë dhe 31-vjeçari ka gjasa të bien dakord për një kontratë të re e cila do të zgjasë deri në vitin 2023.
Lewandowski është një nga sulmuesit kryesorë në botë dhe deri më tani ka shënuar 133 gola të ligës në 161 paraqitje./Indeksonline/.