Lewandowski me fjalë të mëdha për Lamine Yamalin: Sikur ky, s’kam parë asnjëherë!

Futbollisti i Kombëtares së Polonisë dhe klubit të Barcelonës, Robert Lewandowski, gjatë një interviste me legjendën, Rio Ferdinand ka folur për takimin e parë që pati me Lamine Yamalin.
Lewa thoët se s’ka parë asnjëherë një talent si futbollisti spanjoll, shkruan Indeksonline
“Herën e parë kur e pashë Lamine Yamalin në stërvitje, ai ishte 15-vjeç.
“Unë kam parë shumë talente gjatë jetës sime, por kurrë një si ky. O Zot, ishte fantastik.
“Si mund ta bëj këtë në këtë moshë. Ju premtoj, ishte diçka e pabesueshme”, tha Robert Lewandowski.
Dyshja e Barcelonës është duke kaluar momente fantastike së bashku gjatë këtij edicioni në të gjitha garat./Indeksonline/
🔵🔴 Lewandowski: “The first time I saw Lamine Yamal in training… he was 15 years old”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 21, 2024
“I’ve seen a lot of talent in my life, but never like that: oh my God, it was amazing”.
“How does he do that at that age? I swear it’s impossible”. pic.twitter.com/7D2TLtq283