Lewandowski merr dënim të ashpër në La Liga

Ndeshja e fundit kundër Osasuna do të jetë e shtrenjtë për Barcelonën. Lewandowski dhe Pique u përjashtuan me karton të kuq në ndeshjen kundër kësaj skuadre.
Sulmuesi polak u përjashtua nga ndeshja me dy kartonë te verdhë.
Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar përjashtimet e Piques e Lewandowskit dhe ka shpallur dënimet.
Tre ndeshje sanksioni për Lewandowski dhe katër për Piqué, janë dënimet e shpallura./Indeksonline/