75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / L A

Lewandowski mund të largohet nga Barça në fund të sezonit

Sulmuesi polak Robert Lewandowski pritet të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2026, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën.

37-vjeçari, që ka shënuar mbi 100 gola me klubin katalanas, po e mbyll një cikël të suksesshëm në “Camp Nou”.

Në Spanjë raportohet se Atlético Madrid e sheh Lewandowskin si mundësi ideale për të ndjekur “modelin Luis Suárez”, kur uruguaiani kaloi falas nga Barcelona dhe fitoi titullin e La Ligës me “Rojiblancos”.

Edhe pse paga e lartë mund të jetë sfidë, drejtuesit e Atleticos besojnë se polaku do të pranojë një ofertë të arsyeshme për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes në futbollin spanjoll.

Ndërkohë, Barcelona tashmë ka nisur kërkimet për pasuesin e tij, ku Julián Álvarez përmendet si një nga emrat kryesorë.