Lewandowski në histori të Polonisë, bëhet lojtari me më shumë gola të shënuara me kombëtaren (Foto)
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski do të mbahet mend gjatë nga polakët, pasi ka shkruar me shkronja të arta emrin e tij në historinë e kombëtares.
Lewandowski e shkroi emrin e tij në librat e rekordeve të Polonisë duke u bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave për vendit e tij.
Ky rekord i arritur dhe i thyer erdhi pikërisht në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Armenisë, të cilën polakët e fituan në udhëtim me rezultat të thellë 6-1.
Lewandowski barazoi rekordin e Lubanskit me golin e dytë, ndërsa i treti apo i kompletimit të het-trikut e bëri atë golashënuesin më të madh në histori të Polonisë me 49 gola të shënuara në 118 ndeshje.
Ndryshe, Polonia e prinë grupin C me 22 pikë dhe është shumë afër kualifikim për në botërorin Rusia 2018, ndërsa pas tyre renditen Danimarka dhe Mali i Zi. /Telegrafi/