75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Lewandowski përshëndetet me trajnerin dhe skuadrën gjatë stërvitjes së sotme (FOTO)

Robert Lewandowski tashmë mund të llogaritet si lojtar i ri i Barcelonës.

Sulmuesi polak, gjatë seancës së sotme të skuadrës së Bayern Munchen, u ka dhënë lamtumirën trajnerit Julian Nagelsmann dhe më pas shokëve të skuadrës, transmeton Indeksonline.

Barcelona dhe Bayern kanë arritur marrëveshje për transferimin e Lewandowskit për 50 milionë euro.

Futbollisti pritet të udhëtoj sa më pare drejt Barcelonës për të nënshkruar kontratën me klubin spanjoll.

Lewandowski do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me Blaugranët, dhe do të jetë i gatshëm në ndeshjet parasezonale./Indeksonline/