Lewandowski sot mund të thyej një rekord personal te Barcelona

Dita e sotme mund të jetë e veçantë për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak synon të thyej një rekord personal me fanellën blaugrane, shkruan IndeksOnline.
Ai ka shënuar 32 gola deri më tani këtë sezon, dhe do të tentoj të barazoj apo edhe të kaloj rekordin personal.
Lewandowski në sezonin e parë te Barcelona arriti të shënonte 33 gola, dhe sonte ndaj Las Palmasit synon ta thyej këtë rekord.
Rekordi i tij më i dukshëm si futbollist daton në sezonin 2019/2020 me Bayern Munich, kur shënoi 55 gola në 47 ndeshje./IndeksOnline/