Lewandowski thotë se Hansi Flick është çelësi i suksesit te Barcelona

Robert Lewandowski ka folur pas fitores 4-0 në ”El Clasicon” ndaj Real Madridit.
Sulmuesi polak shënoi dy gola për skuadrën katalanase, duke shkuar në 14 gola këtë sezon në La Liga, shkruan IndeksOnline.
Barcelona është lidere e tabelës, me 10 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Lewandowski thotë se ky sukses është fal punës së trajnerit Hansi Flick.
“Ajo që po bën Hansi Flick është e pabesueshme. Nuk është vetëm me mua por me të gjithë. Çdo lojtar ndihet rehat me Hansi Flick, ne e treguam këtë sonte. Kuptohemi edhe pa fjalë”, deklaroi Lewandowski pas fitores me Realin./IndeksOnline/