Lewandowski thyen çdo rekord që i del para

Robert Lewandowski shënoi golin e avantazhit të Bayern Munchen në ndeshjen kundër Union Berlinit.
Ai dërgoi topin në rrjetë me një penallti, por tashmë ka arritur një rekord personal.
Polaku është futbollisti i vetëm që ka shënuar 40 gola në 34 ndeshje këtë sezon.
Ai është futbollisti i vetëm në top-5 ligat e Evropës që arrin në këtë shifër. Shtatlarti vazhdon të shënojë me rregullsi.
Lewa ka shënuar 42 gola në sezonin 2015-16, 43 gola në edicionin 2016-17, 41 në kampionatin e vitit 2017-18, sezonin e kaluar e mbylli me 40 gola, ndërsa tani ka arritur në shifrën e 40 golave ku kanë mbetur dhe shumë ndeshje.