75 Mall Live Search
21:09 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Lewandowski tregon se kujt ia dedikon çmimin e pranuar nga FIFA

Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski u shpërblye nga FIFA me çmimin futbollisti më i mirë për vitin 2020.

Lewandowski me plotë meritë sot e pranoi këtë çmim, pasi me klubin e tij e fitoi tripletën, shkruan IndeksOnline

Pas pranimit të këtij çmimi, Lewandowski tha ky çmim është meritë e gjithë kolektivit të futbollistëve të Bayernit.

Ndihem fantastik. Jam shumë krenar dhe i lumtur që e fitova këtë çmim, kjo është një ditë e shkëlqyer për mua, dhe gjithashtu për klubin dhe kolegët e mi.

“Ky çmim u përket gjithashtu kolegëve të mi, trajnerit dhe Bayern Munchen në përgjithësi. Është një ndjenjë e pabesueshme”, tha ai.