75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lewandowski vjen me huqjen e karrierës

Bayern Munich arriti fitore të vështirë ndaj Paderborn 3:2 por mjaft të vlefshme që e ndihmoi ta rrëmbejë fronin në Bundesligë.

Golat për bavarezët i shënuan Gnabry, Coutinho dhe Lewandowski, shkruan Indeksonline.

Çka vlen të përmendet gjatë kësaj ndeshje është huqja që bëri Robert Lewandowski, sulmuesi vrastar i Bajernit që nuk fal nga këso pozitash.

Ai u asistua për mrekulli nga Coutinho, por dështoi të shënonte në portën e zbrazur, duke gjuajtur anash./Indeksonline/