75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lewandowski zbulon super transferimin e Bayernit

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka bërë zbulimin e bujshëm në lidhje me merkaton e kampionëve të Gjermanisë. Polaku ka deklaruar se futbollistët e ekipit bavarez tashmë shohin me padurim drejt momentit që do të bashkohet me skuadrën ylli i përfaqësueses së Gjermanisë dhe anësori i Manchester City, Leroi Sane.

Transferimi i 23-vjeçarit te kampionët e Bundesligës është përfolur fuqishëm që pas largimit zyrtar të Robben dhe Ribery nga Bayern Munich. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive të komunikuara nga drejtuesit bavarezë në lidhje me realizimin e transferimit, veçanërisht për arsye financiare, sulmuesi polak ka dhënë sinjalin e fortë në një deklaratë për “Goal”.

“Futbollistët gjermanë të Bayern po shohin me padurim drejt nënshkrimit të Sane, por ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh. Robben dhe Ribery janë legjenda, padyshim largimi i tyre është i trishtueshëm. Por Bayern do të nënshkruajë me të tjerë futbollistë që do të jenë zëvendësues të mirë. Unë besoj se anësorët që Bayern do të blejë në të ardhmen do të jenë po aq të mirë sa Robben dhe Ribery”, deklaroi Lewandowski.

during the Premier League match between Liverpool and Manchester City at Anfield on January 14, 2018 in Liverpool, England.