75 Mall Live Search
20:35 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / G T

Lewandowskin e shpëton VAR-i, Barça shënon në minutat e fundit për tri pikë

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në javën e 25-të në La Liga, pasi mposhti 1:2 Celta Vigon.

Golin e fitores për ekipin e Xavit e realizoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline

Lewa shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Penalltinë e parë, sulmuesi polak e huqi, por falë sistemit të teknologjisë, VAR u kuptua se portieri i Celta Vigos kishte dal nga vija e golit dhe gjyqtari ktheu 11-metërshin.

Në të dytën tentim, Lewa shënoi për t’ia siguruar tri pikë ekipit të Barcelonë e cila shkon në kuotën e 54 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/